Meta: Duhet të luftojmë trafikun e drogës përpara se të jetë vonë
Kreu i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, deklaroi se ccwshtja e hashashit kërkon ndërhyrje urgjente nga strukturat e shtetit.
Hila: Opozita akuzon edhe përdorimin e krimit të organizuar, parave të drogës. Juve e shikoni të drejtë këtë pretendim?
Meta: Opozita pa dyshim që ka përgjegjësitë e saj edhe për çështjen e kanabisit. Dihet fenomeni Lazarat mjaft fizibël. Ashtu sikurse dihet fenomeni i Lazaratit ka marrë një goditje të fortë, kjo çështje ka marrë përmasa shqetësuese në të gjithë vendin. Mos të harrojmë deklaratat e kreut të Prokurorisë së Antimafias së Italisë që kemi një rritje eksponencionale.
Hila: A ka të drejtë opozita të ketë frikë?
Meta: Ky fenomen meriton angazhim të jashtëzakonshëm përpara se të jetë tepër vonë. Absolutisht kjo infrastrukturë po shërben dhe mund të shërbejë në të ardhmen për ta kthyer Shqipërinë në qendër të trafikut të heroinës, kokainës dhe krimit të organizuar ndërkombëtar. Shqipëria është pozita gjeografike dhe deri sot ka qenë viktimë e pozitës së vet. Është me rëndësi që ta kthejmë në avantazh për vendit, për investime, transporte. Kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse kthemi në qendër të krimit të organizuar ndërkombëtar. Është e domosdoshme. Ky është një problem që qëndron dhe duhet ngritur më fort.
Hila: Në Tiranë dhe në Vlorë transportohen 1 miliardë e gjysmë heroinë…nuk kemi dëgjuar që të kapen më shumë se 1-2 kg heroinë e droga të rënda. A ka përgjegjësi policia?
Meta: Një faktor i rëndësishëm për rritjen e këtij fenomeni është kontrolli mjaft i dobët i kufijve. Shpresoj të realizohet një marrëveshje mes ShBA-ve dhe Shqipërisë. Për fat të keq nuk u realizuar gjatë vizitës së fund të Bërsën, i cili ndihmon shumë në luftën kundër terrorizmit. Absolutisht është momenti që ne t’i japim goditje dërrrmuuese këtij fenomeni, përndryshe nuk do të shfrytozjmë dot avantazhet gjeografike. Do të kemi një ekonomi kriminale që na çion në shtet të kapur.
Hila: Ka patur fjalë se jeni përgjuar nga Ministria e Brendshme?
Meta: Nuk shqetësohem fare nga këto çështje…
Hila: Kjo është shqetësuese se nëse kontrollohet numri dy i shtetit dhe kontrollohet nga segmente kriminale. Është cenim i sigurisë kombëtare.
Meta: Jo nuk është cenim i sigurisë kombëtare sepse nuk kemi bërë asgjë. Për mua është shumë e rëndësishme që energjitë t’i fokusojmë tek lufta kundër krimit të organizuar përpara se të jetë vonë.

