Meta ngushëllon familjen e Andrea Stefanit: Trishtim e hidhërim
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së analistit dhe gazetarit Andrea Stafani, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë.
“Kam provuar trishtim, dëshpërim dhe dhembje kur mësova lajmin”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit kryeparlamentari Meta.
“E dija që kishte muaj që kishte nisur një betejë të fortë. Isha i bindur se Andrea do të triumfonte në këtë betejë vetiake. Betejën e bënte edhe për ne, të njohurit e tij të shumtë”, shkruan gjithashtu Meta në mesazhin e ngushëllimit.
Sipas tij, Stefani asnjëherë nuk nisej nga interesi vetiak, por vinte përpara interesit e të gjithë shoqërisë.

