Meta: Nuk ka asnjë komplot ndaj Ramës. Edhe unë kam dhënë dorëheqjen dikur si Kryeministër

Kreu i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për emisionin “Arena”, deklaroi se të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje dhe normalitet për vendin. Ai tha se nuk ka asnjë komplot siç flitet në disa media kundër Ramës apo PS.

“Unë kam qenë ministër në moshë shumë të re dhe kam dhënë dorëheqjen dhe kam bërë lëshime për të zgjidhur situatën. Kam dhënë dorëheqjen për të ndihmuar për zgjidhjen e një çështje politike”,- tha Meta.

Ai shtoi se dha dorëheqjen për diçka parimore. “Mazhoranca e asaj kohe mori 7-8 mandate përmes fenomenit të Dushkut që ishte një lloj faulli, që ishte ligjor, por i parregullt nga ana morale. Ky veprim i hoqi opozitës disa mandate padrejtësisht. Unë pranova asnjë marrëveshje që të bëhesha kryetar i PS duke mbështetur z. Fatos Nano për President”,-tha Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?