Meta: Përkrahje për fëmijët jetimë

Në kuadrin e “Javës së Fëmijëve Jetimë”, Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një vizitë në fshatin e fëmijëve SOS në Tiranë si dhe në shtëpinë e foshnjes “Ana dhe Rozana”.

Në takimin dhe drekën që pati me fëmijët si edhe edukatoret e tyre në fshatin SOS, Presidenti theksoi se prioriteti i tij do të jetë solidarizimi dhe përkrahja e fëmijëve pa kujdes prindëror.

“Investimi për zhvillimin e shëndetshëm dhe edukimin arsimor të fëmijëve pa kujdes prindëror, me qëllim integrimin e tyre të denjë në shoqëri, është investim për të ardhmen e shoqërisë,”-theksoi Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti Meta përshëndeti veçanërisht rolin e madh që fshati SOS dhe donatorët e huaj të kësaj organizate kanë dhënë ndër vite në këtë drejtim

Swiss Digital Mobile Reklama

/Ora News.tv/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?