Meta: Të punojmë për zhvillimin konkret ekonomik

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar sot me ditën e dytë të punimeve të Konventës Zgjedhore.

Deputetë, ministra dhe përfaqësues të LSI-së morën fjalën në këtë Konventë, duke renditur disa prej arritjeve, por edhe sfidave që dalin para në sektorë të ndryshëm për zhvillimin e vendit.

Kreu i kësaj Partia, Ilir Meta theksoi se duhet të punohet më shumë për një Shqipëri evropiane dhe se Konventa kontribuoi për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

v1

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai tha se prioritet duhet të mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, duke investuar siç theksoi jo vetëm nga pikëpamja mediatike në sektorë të caktuar por financiarisht.

Meta: Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri akoma më evropiane, e cila mund të bëhet e tillë duke patur një LSI edhe më evropiane dhe unë mendoj që kjo konventë kontribuoi dhe ndihmoi për një LSI shumë më cilësore për të ardhmen, për një LSI që do të ndihmojë për forcimin e institucioneve demokratike në vend, për një LSI që do të ndihmojë për një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm dhe më transparente dhe më të prekshëm për çdo qytetar.

Për një orientim më të qartë të politikave ekonomike, duke iu dhënë prioritetin e duhur jo vetëm mediatik, por edhe buxhetor sektorëve më të rëndësishëm për rritjen ekonomike të vendit, bujqësisë, turizmit, duke rritur cilësinë e sistemit arsimor dhe duke u thelluar shumë më tepër për arsimin profesional.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?