Miliarderi shqiptar: E njoh iluminatin, por s’jam bërë pjesë për shkak të fesë
Shoqëritë e fshehura kanë sekrete e rituale të çuditshme. A ka pasur dhe Shqiptarë pjesë e këtyre grupeve të fshehta? Pjesë jo por ka dijeni. Kështu ka deklaruar Behgjet Pacolli, miliarderi shqiptar nga Kosova.
I ftuar në emisionin “Me Shukin”, ai ka deklaruar se ai realisht e njeh Iluminatin, madje jo vetëm kaq, por beson se Iluminati ka sjellë shumë mrekulli në këtë botë.
“Kam bashkëjetuar me këto shoqëri, kam pasur të bëjë me këto shoqëri, nuk jam pjesë e saj, për një arsye, jo pse këto janë shoqëri që e dëmtojnë dikë ose e dëmtojnë shoqërinë. Edhe këto e luajnë rolin e vet, në mrekullitë që ndodhin, duke filluar tek të ndritshmit Iumanati siç quhen”, ka thënë Pacolli.
Megjithatë Pacolli e ka pohuar se i njeh këta njerëz por ka thënë se nuk është bërë kurrë pjesë e tyre, për shkak të fesë.
“Kam pasur një besim më të tepër tek feja, dhe gjithmonë kam shikaur në fund të ditës me ju largu këtyre”.

