Minimumi jetik, ”Lëvizja Bashkë” protestë para Parlamentit: Të jetë mbi 20 mijë lekë të reja

”Lëvizja Bashkë” po mban protestën për minimumin jetik para Parlamentit ku po mbahet edhe seanca plenare, sikurse e kishin paralajmëruar.

”Çështja e mininumit jetik prek pjesën më të madhe të shoqërisë, duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë te pensionet, pagat dhe ndihma ekonomike. Minimumi jetik është një prej shtyllave të munguara të shtetit social dhe kohezionit qytetar”,-tha një prej anëtarëve të ”Lëvizja Bashkë”.

Protestuesit kanë kërkuar një minimum jetik me vlerën mbi 20 mijë lekë të reja, ndërsa brenda sallës së Kuvendit kanë nisur diskutimet për shqetësimet e qytetarëve. Klodi Leka thotë se nëse “Lëvizja Bashkë” do të kishte një deputet, atëherë situata do të ishte më ndryshe, do të diskutohej në Parlament, dhe nuk do të hidheshe si një shashkë për të shpërqëndruar vemendjen nga rritja e pagave.

Prej muajsh Kuvendi ka përpara projektligjin e minimumit jetik të nënshkruar nga 21.000 qytetarë, dhe përfaqësuesit e saj deklarojnë se minimumin jetik e kanë premtuar të gjitha palët politike, por sipas tyre ai është harruar menjëherë sapo kanë ardhur në pushtet.

SHKARKO APP