Ministrat sot me paracetamol!

Sot është mbledhja e Asamblesë së PS. Sot flet Edi Rama. Priten ndryshime në kupolën e PS-së. Do zgjidhet sekretari i ri i përgjithshëm pas “plagosjes” së beftë që i bëri Damian Gjiknurit, kryeministri Rama.

Por tensioni më i madh është në radhët e qeverisë. Gjysma e ministrave nuk e dinë a do të jenë edhe nesër ministra. Në Asamblenë e PS, Rama do të vendosë së kush vazhdon të jetë në kabinet dhe kush ikën. Ndonjë edhe në drejtim të SPAK-ut.

Kushdo në PS që thotë se e di se çfarë do të ndodhë sot e ka gabim. Edi Rama është përherë surprizë dhe askush nuk e di fatin e tij në qeveri. Por shumica e tyre janë me dhembje koke, me paracetamol në xhep janë prej mëngjesit.

Duhet ndërruar qeveria, ka nevojë. Publiku e kërkon!

SHKARKO APP