Gjatë muajit tetor janë arrestuar dhe proceduar 25 persona si dhe janë asgjësuar mbi 11 mijë bimë kanabisi.
Në një reagim për këtë punë të uniformave blu, ministri i Brendshëm Taulant Balla shprehet se Policia vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike .
”Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht grupet dhe veprimtaritë kriminale që lidhen me kultivimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Falë operacionit kombëtar “Fokusi” gjatë Tetorit 2023 janë arrestuar/proceduar 25 persona dhe janë asgjësuar 11.729 bimë narkotike cannabis sativa. Janë zbuluar gjithashtu veprimtari kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike në mjedise të mbyllura”,-shkruan Balla.
