Ministri grek i Mbrojtjes: Çamët bashkëpunuan me nazistët

Ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ngriti flamurin grek në kufi me Shqipërinë, ndërsa natën e kishte kaluar aty, me ushtarët e tij dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm.

Ai qëndroi një natë me oficerët, rreshterët, rekrutët dhe milicinë për të dërguar një sinjal të pranisë së Forcave të Armatosura, siç kishte premtuar vitin e kaluar.

Aty ministri foli për Turqinë, e cila sipas tij po përpiqet të minojë klimën e mardhënieve mes dy shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, humbjet e vazhdueshme të forcave të armatosura turke, dobësimi i tyre i plotë pas grushtit të shtetit dhe humbjet e vazhdueshme në Siri, kanë çuar në deklaratat e pamenduara të Erdogan, i cili u detyrua t’i kërkonte falje Putinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por më pas ministri grek shtoi se “kjo nuk ka të bëjë vetëm me Turqinë, por edhe me Shqipërinë. Deklaratat e fundit nga Rama duhet të sjellin përsëri në kujtesën tonë se ata për të cilët ai flet ishin bashkëpunëtorë të nazistëve. Ne nuk do të pranojmë  sfida të tilla”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?