Ministri i Jashtëm i Vatikanit viziton Rrëshenin dhe Mirditën, pritet nga qindra besimtarë

Kjo e dielë e 19-marsit është e veçantë për Rrëshenin dhe gjithë Mirditën. Ky qytet u vizitua sot nga Imzot Paul Richard Gallagher, Sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizmat Ndërkombëtarë dhe Ministri i Jashtëm i Vatikanit.

Imzot Paul Richard Gallagher u prit nga qindra qytetarë, ku iu dhurua edhe stema e qytetit nga kryebashkiaku Ndrec Dedaj.

Më pas drejtoi meshën e shenjtë në katedralen e qytetit, ku përshendetja e mireseardhjes u mbajt nga Ipeshkvi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta, i cili përcolli mesazhin e tij në këtë ditë historike për Mirditën.

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Paul Richard Gallagher po zhvillon një vizite tre ditore në Shqipëri dhe pjesë e agjentes së tij ishte dhe Mirdita.

SHKARKO APP