Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 20 Nëntor 2026, 23:13 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto) Kryeministri Rama publikon në ora 23.00 të kësaj të premte shënimin: “Dialog inkurajues me studentë që besojnë te protesta, jo te gurët dhe që…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
Lajmet e fundit
Në trend
  • SPAK Spiropali
  • Veliaj Balluku
  • Erkan Nika
  • PS
  • Protesta
  • Jakup Krasniqi
  • Alarm bombë
  • Superiore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Ministri jashtëm shqiptar, Igli Hasani në Berlin: Të mos zvarritet procesi i zgjerimit!

Ministri jashtëm shqiptar, Igli Hasani në Berlin: Të mos zvarritet procesi i zgjerimit!

Aktualitet
E enjte, 30 Maj 2024 06:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ishte ftuar në Berlin në Hertie School of Governance për të folur për sfidat e Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt BE.

Dy burra dhe një grua në mes janë ulur në një skenë gjatë një diskutimi paneli. Burrat janë të veshur me kostum dhe gruaja në mes është gjithashtu e veshur zyrtarisht. Në sfond është një ekran me titullin e aktivitetit dhe emrat e folësve. Diskutimi zhvillohet në Hertie School dhe fokusohet në sfidat dhe rrugët e reformës në kontekstin e zgjerimit të BE-së.

Igli Hasani, Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë (majtas), Besa Shahini, Hendrik Enderlein Fellow dhe Johannes Lindner, Bashkëdrejtor i Qendrës Jacques Delors. 28.05.2024, BerlinFotografi: Dimitra Kyranoudi/DW

Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Igli Hasani paralajmëroi në Berlin për ngecjen e negociatave me Shqipërinë. Gjatë një diskutimi në Hertie School në Berlin, Hasani tha:  “Për Shqipërinë nuk ka patur asnjë vendim pozitiv në vitin 2023. Procesi u shty pavarësisht vlerësimeve pozitive, duke treguar se imperativi gjeopolitik mund të mos jetë aq i qëndrueshëm, sa menduam dhe shpresuam.” Ai paralajmëroi se nëse procesi ngec, atëherë rajoni mund të bëjë hapa prapa. “Nëse nuk vazhdojmë të punojmë, do të humbasim një vit dhe humbja e një viti në jetën e një shoqërie mund të ketë shumë ndikim për të ardhmen e saj”, tha Hasani.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sfida kryesore: Vetoja greke

I pyetur nga moderatori në lidhje me veton greke kundër Shqipërisë për çeljen e kapitullit të parë të negociatave, ai kujtoi se kjo nuk është në frymën e krijimit të Bashkimi Evropian. “Gjithmonë kam menduar se BE u krijua për të lënë pas të gjitha çështjet historike, që kishin mes tyre Franca dhe Gjermania”, tha Hasani dhe shtoi: “Por tani ka një tendencë të re për të përdorur çështje dypalëshe dhe historike për të bllokuar rrugën e vendeve kandidate. Ne shqiptarët po përballemi me këtë situatë prej një viti. Për një individ, një kandidat për kryetar bashkie që është kapur duke blerë votadhe që tani është në burg”, tha Hasani,

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hasani vuri në dukje edhe njëherë se çështja Beleri “po trajtohet nga një sistem gjyqësor që është krijuar me vullnetin e lirë të popullit shqiptar, me ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian” dhe shtoi se “nuk ka mundësi ndërhyrjeje nga qeveria shqiptare apo qeveri të tjera”, për shkak pavarësisë së këtij institucioni.

Marrëdhëniet me Greqinë të “shkëlqyera”

Ngecja  e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE ka të bëjë me Fredi Belerin, i cili është dënuar në Shqipëri për vjedhje votash. Megjithëse doli fitues i zgjedhjeve lokale në bashkësinë e Himarës, ai nuk mundi ta ushtronte detyrën e tij. Pala greke këtë rast e quan shkelje të të drejtave civile, dhe kryeministri aktual grek Kyriakos Mitzotakis e ka vënë Belerin kandidat për Parlamentin Evropian. Gjermania në të kundërt e ka bërë të qartë se çështja Beleri është dypalëshe, dhe nuk ka vend në procesin e zgjerimit.

Mund t'ju interesojë

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Para 6 orësh
Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Alarm për bombë në avionin Manchester-Tiranë, policia jep sqarime

Para 6 orësh
GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

GTA VI në Arabinë Saudite, princi investon mbi 2 miliardë dollarë

Para 6 orësh

I pyetur nga DW për marrëdhëniet greko-shqiptare megjithatë Hasani i quajti ato ‘të shkëlqyera’: “Një rast i veçantë nuk mund të bllokojë marrëdhëniet midis dy vendeve shumë të rëndësishme, dy shoqërive shumë të rëndësishme, dy popujve shumë të rëndësishëm”, argumentoi Hasani.

*Në panelin e Hertie School, Igli Hasani ishte i shoqëruar nga Besa Shahini, analiste politike dhe ish-ministre e Arsimit në Shqipëri, si dhe Johannes Lindner, bashkëdrejtues i Qendrës Jacques Delors, i cili e moderoi diskutimin.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!
Para 6 orësh

Bardhi shpërthen pas humbjes me Elbasanin: Kush nuk e ndien fanellën e Dinamos, të largohet që nesër!

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane
Para 6 orësh

Bayern ndalet në shtëpi ndaj Koln, dëmtohet Harry Kane

Më të lexuarat

1 Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)
Para 6 orësh

Kryeministri dialog me studentët në Pallatin e Brigadave (foto)

2 SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie
Para 8 orësh

SPAK regjistron procedim penal ndaj Elisa Spiropalit për fshehje pasurie

3 Rrumpallhane në PS!
Para 10 orësh

Rrumpallhane në PS!

4 Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!
Para 6 orësh

Ja si ruhet me roje Jakup Krasniqi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.