Ministri Jaupaj pjesë e takimit ministerial për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj po merr pjesë në takimin e 3-të ministerial për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, që po zhvillohet në Žabljak, Mali i Zi.

Jaupaj ka zhvilluar takime me Komisionin Evropian, Gjermaninë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, me fokus Kapitullin 27, mbrojtjen e natyrës, menaxhimin e mbetjeve, financimet e gjelbra dhe bashkëpunimin rajonal.
“Në këtë ministerial së bashku me Komisionin Europian, RCC-në, IUCN-in dhe organizma të tjerë ndërkombëtarë miratuan deklaratën e tretë të agjendës së gjelbër të Ballkanit Perëndimor”, tha Jaupaj.

Jaupaj theksoi se “me miratimin e Deklaratës së Tretë të Agjendës së Gjelbër, vijojmë drejt një Shqipërie dhe një rajoni më të gjelbër, më të qëndrueshëm dhe më pranë BE-së”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjatë këtij ministeriali pata mundësi të kisha disa takime bilaterale dhe trilaterale shumë të rëndësishme. Takimi bilateral me Drejtorinë e Mjedisit të Bashkimit Europian për të çuar përpara gjithë angazhimet tona në kuadër të kapitullit 27 si dhe takimi trilateral me ministrin e Maqedonisë së Veriut të Mjedisit dhe ministren e mjedisit të Kosovës për parkun kombëtar Korab-Koritnik- Mali i Sharrit”, tha Jaupaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri Jaupaj u shpreh se “ky park do të jetë i pari ndërkufitar më i madh i Evropës duke krijuar një hapësirë të përbashkët për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm”.

Takimi i Tretë Ministror për Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një forum për të shqyrtuar përparimin e arritur deri më tani dhe për të përcaktuar drejtimet politike për fazën e ardhshme të zbatimit të Agjendës së Gjelbër. Në ministerial u miratua edhe Deklarata Ministrore për Agjendën e Gjelbër për vitin 2026.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?