Ministri Klosi: Të gjithë si vullnetarë në aksionin e madh për ta bërë Shqipërinë të pastër
Përveç penalizimit, një aspekt tjetër i rëndësishēm i operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam” êshtë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi. Kjo fazë nisi nē Elbasan ku ministri Klosi iu bashkua të rinjve të “Korpusi i Vullnetarëve”. Aksioni u zhvillua në unazën lindore të qytetit, përgjatë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, paralel me linjën hekurudhore ku të rinjtë vullnetarë punuan për pastrimin e mjedisit në të dyja anët e rrugës automobilistike duke mbledhur të paktën 200 thasë me mbetje.
Ministri Klosi e cilësoi mjaft të rëndësishëm këtë aksion jo vetëm për rezultatin e tij, por edhe për aspektin sensibilizues që vjen nga të rinjtë që i bashkohen aksionit. “Jemi këtu për të bërë një aksion shumë të rëndësishëm për pastrimin e një zone të qytetit, një aksion i cili ka vlerën e tij nga pikëpamja ambjentale sepse po pastrohet një zonë shumë e rëndësishme e qytetit, zonë ku pothuajse kalon i gjithë aksi rrugor dhe ku kalojnë kaq shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria por po ashtu një aksion sensibilizues për të bërë një thirrje që vjen nga vetë rinia tashmë për të marrë pjesë sa më shumë në aksionin për pastrimin e Shqipërisë .”- tha ministri Klosi.
Më tej kreu i Turizmit dhe Mjedisit theksoi se nën shembullin e të rinjve çdo qytetar të evidentojë në platformën e bashkëqeverisjes çdo krim mjedisor. “Aksioni që po bëjmë sot tregon të vërtetën e hidhur të realitetit shqiptar. Kur shikon aksin e rrugës është e pastërt sapo kalon vetëm dy metra shikon një ndotje mjedisore të patolerueshme për një qytet europian. Dhe prandaj duam shumë që atë që evidentojnë sot të rinjtë e Elbasanit, ta evidentojë çdo qytetar. Nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes ata mund të evidentojnë çdo vend ku ka ndotje mjedisore, ku ka një krim mjedisor për të kërkuar nga forcat rendit dhe të drejtësisë për të marrë masa drastike për të gjithë ata që ndotin mjedisin në vendin tonë. Sot me disa qindra të rinj vullnetarë nga qyteti i Elbasanit do të kërkojmë që e gjithë Shqipëria të jetë në këtë aksion të madh vullnetarizmi për të dhënë jetës sonë një dimension më human, atë të pasjes së një ambjenti të pastër.”-u shpreh ministri Klosi i cili vlerësoi edhe njëherë aksionin e përgjithshëm ku u angazhuan 500 të rinj vullnetarë nga shkolla të ndryshme të Elbasanit dhe fshatrave.
Fjala e plotë e ministrit Klosi:
Sot së bashku me shoqatën e Korpusit të Vullnetarëve jemi në qytetin e Elbasanit për të bërë një aksion shumë të rëndësishëm për pastrimin e një zone të qytetit, një aksion i cili ka vlerën e tij nga pikëpamja ambjentale sepse po pastrohet një zonë shumë e rëndësishme e qytetit, zonë ku pothuajse kalon i gjithë aksi rrugor dhe ku kalojnë kaq shumë qytetarë nga e gjithë Shqipëria por po ashtu një aksion sensibilizues për të bërë një thirrje që vjen nga vetë rinia tashmë për të marrë pjesë sa më shumë në aksionin për pastrimin e Shqipërisë.
Është një aksion i cili nuk mund të behet vetëm nga zyrat, nuk mund të bëhet vetëm duke bërë masa rregullatore , këto e kemi bërë dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë më me forcë për të ndëshkuar çdo shkelës të ligjit, atë që bën një krim mjedisor por po ashtu duhet të bëjmë shumë më tepër aksione.
Aksioni që po bëjmë sot tregon të vërtetën e hidhur të realitetit shqiptar. Kur shikon aksin e rrugës është e pastërt sapo kalon vetëm dy metra shikon një ndotje mjedisore të patolerueshme për një qytet europian. Dhe prandaj duam shumë që atë që evidentojnë sot të rinjtë e Elbasanit, ta evidentojë çdo qytetar. Nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes ata mund të evidentojnë çdo vend ku ka ndotje mjedisore, ku ka një krim mjedisor për të kërkuar nga forcat rendit dhe të drejtësisë për të marrë masa drastike për të gjithë ata që ndotin mjedisin në vendin tonë. Sot me disa qindra të rinj vullnetarë nga qyteti i Elbasanit do të kërkojmë që e gjithë Shqipëria të jetë në këtë aksion të madh vullnetarizmi për të dhënë jetës sonë një dimension më human, atë të pasjes së një ambjenti të pastër.

