Ministri Klosi: Zgjidhni të jetoni pa dhunë
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë lançoi sot, fushatën 1 vjeçare kundër dhunës në Familje. “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë”,- është slogani I këtij viti për këtë fushatë. Ministri I MMSR prezantoi nismat për mbrojtjen dhe mbështetjen e grave dhe vajzave. Aktiviteti u hap me rrëfimin e një gruaje, viktimë e dhunës prej disa vitesh, nga ish bashkëshorti I saj. Pas humbjes së fëmijës, si shkak i dhunës së bashkëshortit gjatë javëve të para të shtatzanisë, gruaja
Ministri Klosi, siguroi se denoncimi i cdo gruaje dhe vajze për dhunë, do të jetë adresohet, nga mbrojtja ligjore, këshillimi, tek rehabilitimi ekonomik dhe integrimi i plotë. Nga lancimi i fushatës, ministri Klosi prezantoi strategjinë e re gjinore të miratuar vetëm pak ditë më parë.
Fushata kombetare “ Une zgjedh te jetoj pa dhune” zbatohet nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise ne partneritet me UNDP, UN Ëomen, UNFPA me mbeshtetjen financiare te Qeverise Suedeze. Në këtë akvititet, u nënshkrua edhe marrëveshja e Linjës së Këshillimit, me nr 116 117, që do të vihet në funksion pas disa ditësh.
Fjala e plotë e ministrit Blendi Klosi:
Të nderuar miq, ishin vetëm pak minuta nga rrëfimi i kësaj zonje.. pak minuta që në të vërtet janë vite jete të një njeriu,,,,, janë vite dramatike të një jete njerëzore. Mijëra ditë të kaluara nën dhunë.,,,, Mijëra ditë nën akthin e frikës për dhunimin e rradhës, dhe më e tmerrshmja akoma, nën shpresën e rrejshme se dita tjetër mund të bënte mrekullinë e ndryshimit të bashkëshortit dhunues. Por, pavarësisht zgjedhjes për të folur e pa-identifikuar, emri i saj sot është GRUAJA e GUXIMSHME që denoncoi dhunën, që është rehabilituar, punësuar dhe integruar.
Ky ishte rrëfimi i saj me zë. Por, jo më larg se vera e këtij viti të gjithë u tronditëm nga ajo që pamë me zë e me figurë nga dhunimi i një gruaje, i një nëne në prani të fëmijëve, në mes të ditës, në mes të njerëzve, në mes të qytetit të Vlorës. Bashkë me drejtuesit e disa institucioneve, udhëtova drejt këtij qyteti.U morrën masat e menjëhershme, nga pushteti qëndror e vendor, nga organizatat e bizneset, për trajtimin psikologjik të saj dhe fëmijëve, për sistemin në një banesë të re, për punësimin e saj.
Marsela sot, (emrin e saj e mbani mend të gjithë besoj), Brenda drames se saj, është gjithashtu një rast suksesi. Por është edhe prova e jetuar , se institucionet në partneritet edhe me organizatat e shumta, janë sot të afta të japin zgjidhje! Pra, zgjidhja është,…. zgjidhja ekziston,…zgjidhja eshte aty mes burrokracise dhe ligjeve tona. Por per ne kjo nuk mjafton , eshte shume larg kerkesave tona, kerkesave te nje shoqerie europiane
Ne duam SOT te rrisim besimin dhe shpresen, duam qe Mekanizmin e Mbrojtjes nga cdo shfaqje te Dhunes ta bejme zgjedhjen e kujdo që sot është ende nën dhunim.
Ndaj, të nderuar Ambasadorë, të nderuara gra dhe vajza: Fushata që lançojmë sot, e që do të ta shtrijmë në të gjithë Shqipërinë, mban Sloganin: “Unë zgjedh të jetoj pa dhunë!”
Si nje ftese publike që i bëhet kurajos dhe guximit të çdo nënë, gruaje, vajze, çdo viktime të dhunës. “Zgjidh të jetosh pa dhunë”. Do të jetë një Apel Kombetar kundër çdo shfaqje të dhunës në familje. Do të jetë një mesazh për familjen e shëndoshë, një mesazh për një shoqëri më të drejtë. Të nderuar Kolegë! Sot, institucionet janë në detyrë. Denoncimi në polici nuk bie në vesh të shurdhët. Këshillimi është i mundur dhe i aksesueshëm për të gjithë.
- Viktimave të dhunës ju ofrohen shërbime nga profesioniste në familje, në strehëzën kombëtare, dhe rajonale,
- Mekanizmat e referimit të dhunës janë tashmë të ngritura në 29 bashki të vendit, dhe po punojmë ta ngremë atë në cdo bashki të vendit.
Ndaj Po të shohim statistikat : Gjatë periudhës janar- shtator 2016 janë evidentuar dhe trajtuar 3195 raste të dhunës në familje. Gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2015 janë evidentuar 2869 raste të dhunës në familje.Pra, rreth 11% më shumë. Janë trajtuar me kërkesë–padi “Për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes”, 1683 raste të dhunës në familje, ndërsa gjatë nentëmujorit të 2015 janë trajtuar 1603 kërkesë padi. Në Qendrën Kombëtare të Viktimave të Dhunës në Familje janë shtuar disafish rastet e trajtuara. Është nga të paktat rritje shifrash, që si politik-bërës dhe drejtues të institucioneve nuk na bën të ndjehemi mirë. Por, kjo nuk do të thotë as pak ,,se është rritur dhuna. Ky Është tregues i rritjes së BESIMIT, SE PAS DENONCIMIT KA MBROJTJE DHE MBESHTETJE NGA SHTETI DHE SHOQËRIA.
Ngritja e Linjës së Këshillimit për Vajzat dhe Gratë, që do të nënshkruajmë sot, do të jenë në funksionim qartazi te ketij misioni. Me anë të kësaj linjë pa pagesë synohet të jepet një shërbim i shpejtë dhe i specializuar si dhe të menaxhohen rastet në mënyrë të koordinuar.Të nderuara kolege është e provuar tashmë në vendet shumë herë më të zhvilluara, se një shoqëri më e drejtë, është një shoqëri me të drejta të barabarta të burrit dhe gruas. Eshtë një shoqëri, ku burri dhe gruaja gëzojnë shanse të barabarta sociale dhe ekonomike. Ndaj përpjekjet tona, përpjekjet e kësaj qeverie NUK kanë qenë të pakta në këtë drejtim.
Të mos harrojmë se sot në kabinetin qeveritar kemi zonja të afta, kolege të miat që janë sot në sallë, të cilat drejtojnë me shumë suksese ministri shume te rendesisshme.Si asnjëherë më parë, kemi më shumë gra deputete, kemi drejtuese bashkish, sikundër kemi në këshillat bashkiakë përqindjen më të lartë të përfaqësimit. Kemi një përqindje që po shkon drejt barazimit me burrat, të grave drejtuese në administratë publike.
Të gjitha këto zonja të suksesshme, janë sot në vendimarrje, pa e vënë askush në diskutim a mundet apo jo një grua të marrë përgjegjësi të tilla.
Kemi për herë të parë drejtuese grua në policinë e shtetit, sikundër kemi për herë të parë një Grua Gjenerale.
Kemi jo pak gra e vajza sipërmarrëse të sukseshme.
E Këto nuk janë vetëm statistika.
Keto Janë ndryshim i madh i mentalitetit.
Nismat tona për fuqizimin e gruas, janë një përpjekje e vazhdueshme, duke nisur nga:
- Dhënia e pagesës së ndihmës ekonomike grave
- Programet e nxitjes së punësimit, shkojnë në favor të punësimit të grave.
- Ndërmarrjet sociale, nisma më e re e Ministrisë që drejtoj, që favorizon punësimin e drejtperdejt e grave dhe vajzave.
- Me krijimin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë kemi synuar edhe mbështetjen e profesionisteve artizane, sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale.
- Formimi profesional, shkon sot direkt në ndihmë të grave dhe vajzave që duan të marrin një zanat, dhe të kenë më të lehtë gjetjen e vendit të punës.
- Strategjia 10 vjeçare e Strehimit, adreson zgjidhje për një sërë problematikash të grave dhe vajzave. Nga bonusi i strehimit apo granti i menjëherëshëm kanë përfituar një numër i madh grash kryefamiljare, sikundër është në proces nisma që dyfishon programet e strehimit për gratë kryefamiljare dhe gratë viktima të dhunës.
Të gjitha këto nisma të kësaj qeverie, shkojnë në të vetmin drejtim: Atë të fuqizimit të gruas, si rruga e duhur e fuqizimit të familjes, e fuqizimit të shoqërisë.
Për të bërë të mundur që kjo të ndodhë ne si Ministri e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, duam të ndajmë me ju përpjekjet që po ndërmarrim, në mënyrë që barazia gjinore të mos ngele një togfjalësh për të cilin flitet në takime dhe konferenca, por të përkthehet në veprime konkrete.
Kemi miratuar Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Planin e Veprimit të saj deri në vitin 2020.Kjo strategji, që është një nga prioritetet e qeverisë, vjen si produkt i punës së shumë aktorëve dhe faktorëve, të interesuar për t’i dhënë shtysë përpjekjeve për barazi gjinore në vendin tonë. Gjej momentin për të falenderuar të gjithë grupet që u përfshinë në hartimin dhe konsultimin e kësaj strategjie: Institucionet qeveritare, institucionet e pavarura, shoqërinë civile dhe padyshim organizatat ndërkombëtare UN Ëomen dhe UNDP si dhe qeverinë Suedeze për mbështetjen që na kanë dhënë. Angazhimi juaj ka bërë të mundur që të kemi sot një dokument strategjik me anë të të cilit të përcaktojmë si prioritete:
- FUQIZIMIN EKONOMIK TË GRAVE DHE BURRAVE
- GARANTIMIN E PJESËMARRJES DHE ANGAZHIMIT FAKTIK DHE TË BARABARTË TË GRAVE NË VENDIM-MARRJEN POLITIKE E PUBLIKE
- REDUKTIMIN E DHUNËS ME BAZË GJINORE DHE DHUNËS NË FAMILJE
- FUQIZIMIN E ROLIT KOORDINUES DHE MONITORUES TË MEKANIZMIT KOMBËTAR TË BARAZISË GJINORE, SI DHE NDËRGJEGJËSIMIN E SHOQËRISË PËR AVANCIMIN E BARAZISË GJINORE
Shtyllat e kësaj strategjie, janë angazhime serioze për ti adresuar.
Por, jemi të vetëdijshëm se shteti i vetëm nuk mund ta bëjë, shoqëria civile e vetme nuk mund t’ia dalë, përpjekjet e organizatave të veçuara nuk do të jenë aq efektive. Denoncimet në media nuk do të jenë të mjaftueshme.
Por, të gjithë bashkë PO! Ndaj, përpjekjet tona duhet të jenë të përbashkëta, sikundër është i përbashkët qëllimi për më pak dhunë në familjen dhe shoqërinë shqiptare. Kur flasim për dhunën me bazë gjinore natyrshëm na shkon mendja tek gratë dhe vajzat dhe po natyrshëm perceptojmë se “armiku” janë djemtë dhe burrat.
Unë dua sot të ndahemi nga ky mendim. Duhet të fillojmë t’i mësojmë djemtë dhe vajzat se barazia gjinore do të thotë të krijosh një botë sociale më të drejtë. Burrat duhet të bëhen mbrojtësit më të mëdhenj të grave, dhe të mos lejojnë që gruaja, nëna, motra apo vajza e tyre të jetojnë në një mjedis jo të sigurt dhe të rrezikuara nga dhuna.
Askush nuk duhet të përjetojë dhunën. Dhuna është e papranueshme, është e pajustifikueshme.
Ishte vetëm 19 vjece, Malala Yousafzai, fituese e çmimit Nobël per Paqe në vitin 2014, e njohur në gjithë botën për përpjekjet e saj për të luftuar dhunën ndaj vajzave dhe grave kur tha se: “Ne e kuptojmë rëndësinë e zërave tanë vetëm kur na bëjnë të heshtim!” Unë sot ne diten nderkombetare kundra dhunes ndaj Familjes dua t’ju them sot se zërat tuaj janë burimi më i rëndësishëm që ne të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë për gratë dhe vajzat në Shqipëri, ndaj ju lutem mos heshtni!
Per ne hartuesit e kesaj Strategjie Kombetare
Familja eshte shume e Vlere per tu Demtuar
Femija dhe Gruaja jane te Shtrenjte per tu Dhunuar

