Ministri Panariti merr çmimin e mbajtjes së Presidencës së SwG
Bashkëpunimi rajonal dhe lehtësimin e marrëdhënieve tregtare midis vendeve, ishte në fokus të takimit të dhjetë të ministrave të Bujqësisë për vitin 2016, të rajonit të Evropës Juglindore.
Takimi i ministerialit të mbajtur në Budva, Mali i Zi, u çel me dorëzimin e presidences së SWG, nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tek homologu i tij malazez, Budimir Mugosha.
Ministriat e bujqësisë të pranishëm në këtë takim, vlerësuan presidencën e radhës të mbajtur nga Ministria shqiptare e Bujqësisë, ndërkohë që Panariti u vlerësua me çmimin e mbajtjes me sukses të Presidencës së Asamblesë së SWG.
Në kuadër të këtij ministeriali, Ministri Panarati zhvilloi edhe disa takime, si me ministrin malazes, Mugosha, me Ministrin e Shtetit dhe të Bujqësisë së Hungarisë, Solt V. Nemeth, me Komisionerin e DG për Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, John Clarke dhe përfaqësues të Ministrisë Feredale për Bujqësinë të Gjermanisë.
SWG (Standing Working Group) është një platformë networku për vendet e Europës Juglindore, me fokus për Zhvillimin Rural Rajonal.
Gjithashtu, SWG, në bashkëpunim me institucione të tjera ndërkombëtare, asiston në analiza në zhvillimin e politikave bujqësore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

