Ministria e Jashtme: Ja çfarë do diskutohet me Greqinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Kretë për të zhvilluar një takim dy ditor me homologun e tij grek, Nikos Kotzias, në kuadër të mekanizmit dypalësh të vendosur mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ministria e Jashtme informon se “Të dy ministrat dhe ekipet e tyre do të diskutojnë të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, përfshirë ato me karakter historik, aktual si dhe për perspektivën e marrëdhënieve dypalëshe. Ky takim vjen në vazhdën e takimeve periodike të zhvilluara në nivel diplomatik dy vitet e fundit”.

