Ministria përkthen dosjen “Habilaj”, dorëzohet në Prokurori
Sot Ministria e Drejtësisë ka informuar se ka përfunduar përkthimi i dosjes voluminozë të Habilajve, të mbërritur nga autoritetet italiane.
Ka qenë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka që njoftoi se: “Sot, dosja e përkthyer do t’i niset Prokurorisë”, deklaroi ajo.
Prokuroria shqiptare ishte në garë me kohën për të plotësuar dosjen e saj me prova nga pala italiane për të arrestuarin Nazer Seiti, i konsideruar nga italianët si financieri i grupit të trafikut.
Dosja e përkthyer pritet t’i bashkohet dosjes së prokurorisë shqiptare, që po heton për llogari të saj këtë grup.

