Ministrja e Arsimit: Sot nis një kapitull i ri për 121 mijë studentë
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një mesazh urimi për të gjithë studentët, veçanërisht për ata që nisin për herë të parë universitetin.
“Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve, që ulen për herë të parë në auditore dhe që vijojnë studimet në universitet tona.
Përkushtohuni me energji e kuriozitet, jepni më të mirën nga vetja, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë, dëshirojmë për ju!
Suksese të gjithëve!”, shkruan Manastirliu në mesazhin e saj.