Ministrja Edona Bilali, dorëheqje apo fake news?
Aktualitet Kryesore E Premte, 20 Janar 2023 09:58
Dje qarkulloi një lajm nga mediat serioze se ministrja për Sipërmarrjen, Edona Bilali, ka dhënë dorëheqjen. Por më pas ajo vetë e përgënjeshtroi duke e quajtur si “fake news”.
Dhe si për ta vertetuar ajo del në konferencë shtypi, gjoja për punën e ministrisë së saj, e shoqeruar nga Milva Ikonomi, një tjetër ministre shteti.
Por Gent Progni, një nga specialistët më të mirë në Shqipëri në fushën e IT e ironizon “fakenews” e ministres.
Ja se çfarë shkruan ai në facebook:
Pra sipas Gent Prognit, i cili ka dorëzuar në SPAK një dosje voluminoze për ministrinë e zj. Edona Bilali ku sipas tij jepen qindra milionë lekë njerëzve të Rilindjes, pra ai thekson se dorëheqja është bërë, por e ka detyruar kryeministri të tërhiqet nga dorëheqja.
Në SPAK po hetohet intensivisht për këto fonde, ku flitet se i ka rënë pikërisht Altin Dumanit, kreut të pa korruptuar të SPAK.
Ja dhe teksti i publikuar nga gazeta Panaroma për dorëheqjen:
Siç përmendëm në fillim, ministrja sipas shkresës kishte dhënë dorëheqje, ndonëse kjo firmë e saj mund të verifikohet. Ose nëse ministrja mbetet korrekte me atë çfarë deklaron, ajo mund të kërkojë hetimin e shkresës dhe firmës së saj.
Gjithsesi ministrja Bilali dje tha ndër të tjera në konferencën e shtypit se:“Ishte kënaqësi të ndaja sot me mediat dhe të ftuarit e tjerë rezultatet e Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për vitin 2022, si dhe objektivat e këtij viti që sapo ka hyrë.
Është rritur niveli i bashkëpunimit mes qeverisë dhe dhomave e shoqatave të biznesit, si dhe është draftuar ligji i ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë. Objektiva për 2023 janë përfshirja në nivelet më të larta të vendimmarrjes të shoqatave të biznesit, si dhe presim miratimin e ligjit të ri për Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë.
Startup-et ishin një tjetër sfidë e 2022, ku miratuam kuadrin ligjor dhe hapëm Thirrjen e Parë duke dhënë një fond prej 300 milion lekësh në mbështetje për ekosistemin. Historitë e suksesit do të na shoqërojnë edhe përgjatë këtij viti. Vlerësuam këtë thirrje të parë, e cila do të pasohet më një tjetër mundësi ndaj ekosistemit në pranverën e 2023.
Nomadët digjitalë janë një tjetër risi e sipërmarrjes. U organizua Festivali i parë në Tiranë, ku u identifikuan nomadët e parë: mbi 100 të tillë, të cilët u renditen të 15-tët nga 111 vende të botës. Në 2023 synojmë ndërtimin e Bazës Ligjore, si dhe vendosjen e Shqipërisënë hartën e vendeve konkurruese.
Bashkë me #MIE dhe #DPSHTRR organizuam për herë të parë “Automotive Fair Albania”. 16 kompani paraqiten prodhimet e tyre, të cilat janë sot pjesë e markave më të mëdha të automotivit botëror. Pas këtij suksesi rajonal, do ta rikthejmë sërish edicionin e dytë të “Automotive Fair Albania” edhe përgjatë vitit 2023.
Asgjë nuk ka qenë e lehtë! Sfidat na kanë shoqëruar, por me plot gojë e them se bashkë me skuadrën kemi realizuar qëllimet e 2022 dhe së bashku do të zbatojmë edhe objektivat për 2023.
Faleminderit që na keni besuar dhe vazhdojmë së bashku…”– përfundoi ministrja Bilali.
Pra me pak fjalë ajo thotë se kemi punë për të bërë sëbashku në vitin 2023.
Ndërkohë SPAK ka filluar hetimet për ministrinë e saj dhe pritet të mbërrijë shkresa nga SPAK për fondet që kjo ministri ka dhënë në vitet e fundit, kujt ia ka dhënë, çfarë kriteresh janë zbatuar, kush i ka marrë, a ka patur konflikt interesi në ato që kanë dhënë fondet me ata që i kanë përfituar,etj etj,
Sido të jetë SPAK-u ka nisur punë!
Edhe ministrja ndodhet në punë!
Në foto: Ministrja Bilali dje me datë 19 janar 2023 në konferencë shtypi