Ministrja italiane e Mbrojtjes Pinotti, letër Kodhelit: Ju falenderoj për bashkëpunimin

Mimi Kodheli në cilësinë e ish-ministres së Mbrojtjes merr një letër falenderimit nga Ministrja italiane e Mbrojtjes ,Roberta Pinotti.

Në letrën e saj, Pinotti e falenderon ministren Kodheli për bashkëpunimin dhe marrëdhënien që kanë pasur gjatë kohës që ka shërbyer si ministre e mbrojtjes e RSH.

Më poshtë letra e ministres Pinotti.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E dashur Mimi,

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunimin e shkëlqyer midis dy vendeve gjatë mandatit tuaj, të karakterizuar gjithmonë nga miqësia dhe bashkëpunimi në të gjithë sektorët, veçanërisht të frytshme dhe intensive si ato  bilaterale por edhe ato multilaterale.

Ju ripërsëris sërisht mirenjohje për punën Tuaj, gjithashtu Ju përcjell urimet më të mira për të ardhmen tuaj!”, shkruan ministrja italiane e Mbrojtjes, Pinotti.

Shqiperia dhe Italia kanë një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën e Mbrojtjes. Kjo marrëdhënie u forcua veçanërisht gjatë kohës që Mimi Kodheli drejtoi ministrinë e Mbrojtjes, me vizita bilaterale të niveleve më të larta por dhe me shtrirjen e bashkëpunimit në të gjithë sektorët e FA-ve.

Së fundi, Kodheli dhe Pinotti ranë dakort për dhuratën që shteti Italian do i bëjë FARSH me plot 10 mijë armë automatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?