Urdhëri: Kush vjen nga Italia e nuk vetizolohet 5 mijë euro gjobë, ndërsa 20 milion lekë për bare dhe restorante që nuk mbyllen

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi sot në një konferencë për mediat se qeveria ka marrë masa ekstreme shtesë për të ndalur përhapjen e koronavirusit. Ministrja tha se një pjesë e qytetarëve vijojnë ende të mos zbatojnë rregullat e vendosura.

Ministrja deklaroi se në Tiranë dhe Durrës do mbyllen lokalet dhe restorantet. Për personat që vijnë nga Italia dhe nuk zbatojnë vetëkarantinimin do të aplikohen gjoba deri në 5 mijë euro. Ndërsa për baret dhe restorantet që nuk mbyllen do vendosen gjoba 20 milionë lekë dhe masa penale ndaj pronarëve.

Ministrja tha se do të ndalohen dhe konferencat publike të zhytarëve me mediat duke i bërë ato vetëm virtualisht.

Masat e reja të propozuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve janë:
1. Mbylljen deri në një njoftim të dytë, të të gjitha bareve, lokaleve restoranteve dhe klubeve, në Tiranë dhe Durrës fillimisht.
2. Caktimin e një gjobe në masën 5 mijë euro, për të gjithë ata qytetarë që vijnë nga zonat e prekura dhe nuk zbatojnë urdhrin e vetëkarantinimit të detyrueshëm apo ata qytetarë që nuk zbatojnë vetkarantinimin pas konfirmimit të diagnozës.
3. Caktimin e një gjobe në masën 20 milionë lekë të vjetra për të gjithë baret, restorantet, lokalet apo klubet që nuk e zbatojnë këtë Vendim dhe rihapen në shkelje të tij.
4. Vendosjen e distancës së sigurisë mes punonjësve, prej 1.5 metra, në të gjitha bizneset që nuk mund të mbyllen për arsye të zinxhirit ekonomik.
5. Reduktimin në maksimum të personelit të call center-ave, dhe garantimin e distancave dhe të kushteve mbrojtëse për çdo punonjës! Sa me siper, kërkojmë mirëkuptimin tuaj për veten tuaj, për familjet tuaja dhe për familjet e punonjësve tuaj.

Ministrja Manastirliu deklaroi se kjo nuk është një kohë për të sfiduar armikun me papërgjegjshmëri, por për t’u mbrojtur prej tij me përgjegjësi prindërore, familjare dhe në fund ligjore.
Ministrja Manastirliu komunikoi gjithashtu, se, që nga nesër konferencat për shtyp për informimin e publikut do të jenë në formë virtuale për të shmangur mbipopullimin me gazetarë dhe kameramanë që nuk është aspak i rekomandueshëm në kuadër të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/208570403839482/

 

Lexoni…

Shkon në 12 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Veliaj thirrje qytetarëve: Qëndroni në shtëpi, nuk lejohen grumbullimet

Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Shqipëri

PD kallëzon në SPAK ministren e Shëndetësisë

Qytetarët shpërfillin urdhrin e Ramës. Lokalet dhe ambientet publike plotë me njerëz

SHKARKO APP