Ministrja Spiropali reagon kundër Presidentit Meta
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagon mbas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili tha se Reforma në Drejtësi është kthyer në Ramaformë. Në një postim në Twitter, Spiropali tha se Presidenti Meta e sheh reformën si kundërshtar e si agresor. “Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i ikët pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar”-shkroi ajo.
Baba Xhikja na la po Reformën në Drejtësi meazallah se e lëshon në rrokullimën e tij të zhurmshme! Ajo i del në gjumë, në ujë, në bukë, madje edhe në rrugë. Të shkretit Baba Xhike nuk i iket pa e vrarë atë dreq reforme, që e sheh si top, tank, kundërshtar, agresor ndërkombëtar!
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) July 3, 2019

