Miratohet huaja prej 30 mln euro për linjën 400 kv me Maqedoninë
Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen midis qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane për financimin e projektit të linjës së transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni.
Votimi është bërë me 76 vota pro të deputetëve të mazhorancës, ndërsa i hap rrugë marrjes së një huaje nga banka gjermane KFW. Vlera e huas është 30 milionë euro.
Linja e transmetimit 400 kV me Maqedoninë me kosto 70 mln euro do të nisë punën brenda këtij viti për të përfunduar në 2020. Projekti parashikon një lidhje që shtrihet nga Fieri në Shqipëri deri në Manastir (Bitola) në Maqedoni.
Për ndërtimin e këtij projekti qeveria shqitpare jep vetëm 5 mln euro ndërsa financimi i pjesës tjetër janë hua nga banka gjermane KFW.
Vlerësohet se projekti përforcon lidhjet interkonjektive me rajonin, duke krijuar kushte për shkëmbime tregtare dhe transmetime pa kufizim të energjisë elektrike në rajon.
/Ora News/

