Miratohet vendimi për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 06:13
Enti Rregullator i Ujit ka miratuar vendimin për rritjen e çmimit të ujit në Tiranë.
Nga janari 2018-s banorët e Tiranës e Tiranës do të tarifohen 65 lekë për m³ ujë që vjen në çezmat e tyre.
Kryetari i bashkisë Erion Veliaj e justifikoi rritjen e çmimit me përmirësimin e shërbimit, duke premtuar 24 orë ujë në 5 vitet e ardhshme.
Megjithatë çmimi i rritur i ujit do të jetë një barrë e shtuar për banorët e kryeqytetit.

