Miratohet VKM/ Anëtarët e VETTINGUT do të ruhen nga Garda
Qeveria shqiptare ka lëshuar ditën e sotme VKM për ruajtjen dhe mbrojtjen e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
VKM: Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
a) Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;
b) Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;
c) Komisionerët Publikë;
ç) Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
Ndërkohë, në vendimin e Këshillit të Ministrave, përcaktohet se garda e republikës ngarkohet gjithashtu për ruajtjen e sigurisë fizike të inspektorit të përgjithshëm të inspektoratit të lartë të deklarimit dhe kontrollit të pasurive dhe konfliktit të interesave
VKM: Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:
Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.
Garda e Republikës së Shqipërisë fjithashtu është ngarkuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e objekteve (mjediseve e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

