Mirditë, çahet toka në zonën e Kthellës, rrezikohet 5 banesa

5 shtëpi rrezikohen nga rrëshqitjet masive të tokës në zonën e Kthellës në Mirditë.

Situata paraqitet problematike në fshatin Bungaj ku sipërfaqe të mëdha tokë kanë rrëshqitur, duke krijuar çarje të mëdha në afërsi të banesave.

Nga rrëshitjet dhe çarjet e tokës rrezikohet edhe ujësjellësi i qytetit të Rreshenit. Pak ditë më parë një segment i tubacionit të këtij ujësjellësi u dëmtua si pasojë e rrëshqitjes së tokës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas kryetarit të fshatit janë rreth 50 hektarë tokë ku janë konstatuar çarje të mëdha dhe rrëshqitje dherash.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘’Problemi këtu se këtu janë 5 fshatra. Janë më shumë se 100 nxënës që vijnë nga këta fshatra, por që penalizohen pasi arsimi merret ne qytetin e Rrëshenit. Plus kësaj janë edhe 5 familje që nga momenti në moment mund t’i shemben shtëpitë’’, u shpreh Mark Tryci kryetar i fshatit Bungaj.

Çarjet e tokës kanë ndodhur si pasojë e reshjeve masive që përfshinë vendin pak ditë më parë./Report Tv

Report TV - Mirditë, çahet toka në zonën e Kthellës, rrezikohet 5 banesa

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?