Mirditë, tentojnë të vrasin me armë zjarri 46-vjeçarin, në kërkim 2 persona
Policia e Lezhës ka shpallur në kërkim 2 persona pasi kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas. burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim shtetasit V.A. 51 vjeç, banues në Mirditë dhe L.A. 17 vjeç, banues në Mirditë
Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Mirditë, pas një konflikti që kanë pasur një ditë me parë me shtetasin D.A. 46 vjeç, banues në Mirditë, kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri.
Veprat penale ” Vrasje me dashje “e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

