Misioni në Egje, Xhaçka: Qëndrojmë deri në fund të 2018

Zgjatet misioni i forcës detare shqiptare në operacionin e NATO-s në detin Egje. Ministrja Xhaçka pas një takimi në forcën detare deklaroi se do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018.

Xhaçka u shpreh se në 1 vit misioni shqiptar shpëtoi mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s. “Çmoj kontributin njerëzor në FA. Do të qëndrojmë në Egje deri në fund të vitit 2018. Në 1 vit shpëtuam mbi 700 emigrantë në operacionin përkrah NATO-s” deklaroi ajo.

Xhaçka u shpreh gjithashtu se FA do të modernizohet. “Do të shtojmë armatim modern në anije. 4 anije patrullimi brenda pak muajsh pajisen me sistem modern armatimi” përfundoi ministrja. Anijet shqiptare kanë shpëtuar shumë emigrantë nga Iraku, Siria dhe vende te tjera që drejtohen për në Perëndim pas konflikteve në vendet e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?