Misteri i masakrës në Lushnje, si i nxori policia armët nga makina e djegur

Pak pas masakrës së Lushnjes, është gjetur një automjet i djegur në rrugën Lushnje-Berat, në vendin e quajtur ‘Çukas i Vjetër’, si dhe tre armë zjarri.

Automjeti i cili dyshohet të jetë i autorëve të masakrës, është duke u djegur. Në vendin e ngjarjes nuk ka ende ekspertë të kriminalistikës.

Pak më tej automjetit shihen tre armë zjarri që dyshohet të kenë qenë të autorëve. Është e paqartë dhe ngre shumë dyshime për mënyrën se si policia i nxori armët jashtë makinës. A mos ndoshta kemi të bëjmë me ndonjë skenar që mund të ndryshojë rrjedhën e hetimeve? Kjo mbetet për t’u paprë. Viktimat e masakrës janë dy të rinj, Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pari ka qenë shok me Xhulio Shkurtin, nipin e Aldo Bares, ish kreut të bandës së Lushnjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?