Mitsotakis viziton kryepeshkopin Janullatos, gjendja është kritike

Gjendja shëndetësore e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është kritike. Në orët e fundit ka shfaqur shenja përkeqësimi.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis vizitoi spitalin “Evangelismos”, ku ndodhet i shtruar kryepeshkopi. Mitsotakis thuhet se u informua për gjendjen e tij shëndetësore nga profesoresha e pulmonologjisë dhe kujdesit intensiv, Anastasia Kotanidou.

Ai ishte shtruar në një spital në Tiranë për shkak të një infeksioni viral që e kishte prekur që prej datës 30 dhjetor. Shëndeti i tij u përkeqësua dhe më 3 janar u bë e nevojshme të transferohej në Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?