Mjeku që vizitoi pacientët me koronavirus: “Janë në gjendje të mirë”. Ministria e Shëndetësisë njofton masat e reja

Shqipëria ka hyrë zyrtarisht në listën e vendeve të prekura nga koronavirusi. Institucionet shtetërore njoftuan në mesnatë se dy persona, babë e bir, kanë dalë pozitiv në analizat e bëra në laboratorët shqiptarë.

Dalin të dhëna të reja nga gjendja shëndetësore e dy personave të para të prekur me koronavirus në vendin tonë, babë e bir që janë tashmë në karantinë. Mjeku i njohur Tritan Kalo, ka thënë sot gjatë konferencës për mediat, se ata janë në gjendje shumë të mirë.

“Janë në gjendje shumë të mirë, unë vetë personalisht i kam vizituar vetë sot në mëngjes. Djali, ka nivel oksigjenimi shumë të mirë në mushkëri, me temperaturë maksimale 37.2, ka elementë pulmonar të përputhshëm me infeksionin e kësaj natyre. Ndërsa personi i kontaktit të ngushtë, që është infektuar kishte një oksigjenim pak më të ulët në përputhje me duhanpirjen kronike, por pa temperaturë me elementë shumë të vakët pulmonarë, janë në gjendje shumë të mirë dhe ka nisur mjekimi sapo janë hospitalizuar”- tha ai.

Ai përfitoi për të dhënë një mesazh optimist, e qetësues për gjithë popullatën, të cilës i kujton të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e kërkuara nga specialistët. “Në bazë të shifrave janë 97% e të sëmurëve që shërohen plotësisht e kjo është shifër optimiste, ky virus ka vrarë mbi 3500 vetë”, tha ai.

Ndërkohë sot Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi. Manastirliu ka thënë se tashmë duhet një pakt me qytetarët dhe mediat që të ndiqen të gjitha rregullat nga institucionet

VENDIMET

1- Mbyllja e aktiviteteve publike apo jopublike, grumbullimet, konferencat, koncerte, tubime, dëgjesa publike deri më 3 prill

2- Vetëkarantinim i detyruara për qytetarët që vijnë nga nga ”zonat e kuqe” të vendeve të prekura

3- Strukturat shëndetësore do të mbështesin të gjithë personat e identifikuar që kanë hyrë

4- Moszbatimi i urdhrit është i dënueshëm të ligjit për parandalimin e sëmundjeve infektive

5- Ndalimi i eksportit të barnave dhe pajisjeve mjekësore ndalohet, do të kryhen me autorizim

6- Kufizimin e lëvizjes së shoqëruesve dhe familjarëve për pacientët, në spital ndalohet hyrja e familjarëve apo shoqëruesve. Me përjashtim kur kërkohet nga mjekët apo Drejtoria e Spitaleve. Ftojmë qytetarët të zbatojnë rregullin.

7- 400 milion lekë të cilat vjenë për mbështetjen e sistemit shëndetësor në kuadër të masave paraprake për parandalimin e koronavirusit do të shkojnë për fuqizimin e flotës së aparaturave dhe rritjen e stokut të mjeteve mbrojtëse personale.

SHKARKO APP