Momenti i largimit me motor të dy grabitësve të bankës tek “21 Dhjetori”. Çfarë fiksuan kamerat (Video)

Grabitën një sasi parash duke kërcënuar me armë rojën e sigurisë së një banke të nivelit të dytë tek zona e “21 Dhjetorit dhe u larguan pasi në bankë ra alarmi pa mundur të hapin kasafortën.

Bëhet fjalë për dy grabitësit që ia mbathën me një motor.

News 24 dhe BalkanWeb, ka siguruar një video ekskluzive të momentit kur këta persona largohen me shpejtësi në një rrugicë në pjesën e pasme të bankës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video është siguruar nga kamerat e sigurisë së subjekteve që ndodhen afër bankës së nivelit të dytë, ndërsa duket qartë motori që kalon në rrugicë. Njëri prej grabitësve duket të ketë veshur xhup të kuq, ndërsa tjetri të zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në momentin e hyrjes në bankë ata mbanin shall dhe kapele për të mos u identifikuar, ndërsa brenda bankës kanë lënë edhe pistoletën me të cilën kërcënuan rojën e bankës. Sakaq, burime nga policia thonë se janë pranë identifikim të dy grabitësve.

Informacioni i policisë: Rreth orës 08:25, tek një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, kanë hyrë dy shtetas të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar punonjësit e sigurisë së bankës, kanë marrë një sasi lekësh në kasë.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është lënë nga autorët Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e personave dhe kapjen e tyre. Ndërkohë shërbimet e policisë po krehin zonën përrreth si dhe janë ngritur pika kontrolli.
/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?