Mos e beso po deshe: Fieraku i kërkuar shkon të takojë të dënuarin në burg

Ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas njoftimit të DVP Fier, nga ana e policisë së burgut të Fierit, u përpilua dokumentacioni dhe më pas u krye dorëzimi i këtij personi, pranë oficerëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?