“Mos legalizoni hashashin. Çdo ditë në QSUT vijnë dhjetra të rinj”

Shefi i i shërbimit të Toksikologjisë në QSUT Zihni Sulaj i bën thirrje politikës të mos lejojë asnjë legalizim të hashashit.

 “Në emër të shoqatës së Toksikologëve i bëjmë thirrje politikës që të mos lejojë në asnjë formë legalizimi të hashashit. Nuk ka asnjë studim që tregon benefitet e përdorimit të kanabbisit mjeksor. Qeveritë dhe OKB kanë dështuar për të ndaluar përdorimin dhe tregtimin e kanabisit përmes masave represve”- u shpreh doktor Zihni Sulaj.

Deklarata u bë në konferencën Shkencore e Toksikologjisë që po mbahet sot paradite informon Ora News .

Shefi i Toksikologjisë thotë se për përdoruesit e hashashit në Shqipëri politika duhet të ulë dënimin dhe të shtojë fondet për edukimin dhe trajtimin mjeksor të përdoruesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Efektet negative të hashashit në shëndetin e popullatës janë  shumë të madha. Çdo ditë në urgjencën e QSUT -së  paraqiten me dhjetra të rinj në situatë paniku  çrregullime të forta të memories, emocionale, të irrituar dhe të dhunshëm”- tha Zihni Sulaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?