Mosfunksionimi i Gjykatës së Lartë rrezikon t’u japë lirinë kriminelëve

Nëse Gjykata e Lartë nuk bëhet sa më shpejtë funksionale kjo mund të çojë jo vetëm në pritje të gjata të qytetarëve por edhe në lirimin e atyre që janë në paraburgim ose presin të ekstradohen.

Gjyqtari Erion Bani është shprehur i shqetësuar në emër të shoqatës së gjyqtarëve në lidhje më këtë fakt.

Ai thotë se të parët që përfitojnë nga mos funksionimi i Gjykatës së Lartë janë shtetasit e huaj që presin të ekstradohen dhe ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur mos kompetencën dhe presin Gjykatën e Lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat”, thotë Bani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për ti dhënë një zgjidhje situatës ai mbështet propozimin e misionit EURALIUS që propozoi zgjidhjen e përkohshme të situatës përmes transferimit të përkohshëm.

“Është e nevojshme që KLGJ të gjejë zgjidhje. Neni 46 e zgjidh, bëhet fjalë për transferime të përkohshme të gjyqtarëve që plotësojnë kushtet”, tha gjyqtari Bani.

Kjo zgjidhje propozohet vetëm për dosjet urgjente penale, ndërkohë që numri i çështjeve të pagjykuara po shkon në 32 mijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?