Mosmarrëveshjet me Bashën – Dorëhiqet kreu i grupit të PD-së në Këshillin Bashkiak Tiranë

Jep dorëheqjen nga posti i kreut të Këshilltarëve të Djathtë në Bashkinë e Tiranë, Leonard Olli. Në vendin e tij PD ka vendosur Kreshnik Çollakun.

Mesa duket shkak i kesaj vendimmarrjeje është bërë lufta e brendshme në Partinë Demokratike mes mbështetësve të Bashës dhe atyre kundër është reflektuar edhe brenda grupit të këshilltarëve të kësaj force në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Leonard Olli, i cili është pozicionuar hapur kundër lidershipit aktual të Bashës në PD, ka dhënë dorëheqjen si kreu i grupit të këshilltarëve demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai është zëvendësuar menjëherë nga  Kreshnik Çollaku, ndërkohë që nuk dihet se cilat do të jenë sanksionet e reja që kreu i PD do të marrë ndaj kritikëve të tij që kanë kërkuar shkarkimin e Bashës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?