Moti i keq pezullon lundrimin në Vlorë
Për shkak të erës së fortë dhe shirave të dendur, janë pezulluar lundrimet në portin e Vlorës. Në Port nuk ka mbërritur ende trageti i linjës Brindisi-Vlorë, i cili duhet të ankorohej në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se trafiku detar është i pezulluar, dhe mjetet lundruese janë në radhë. Dallgët në Vlorë arrijnë rreth 5 ballë, ndërsa në det të hapur arrijnë në 7-8 ballë. Për sa i përket portit të Durrësit, nuk mësohet të ketë probleme.

