Moti i keq shkakton mungesë energjie në të gjithë Shqipërinë
Shirat dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike, duke rrëzuar shtylla tensioni e duke këputur përcjellësa. Sipas OSHEE 39 fidera janë pa energji elektrike. Zonat më problematike janë Tirana Durrësi dhe Vlora. Defektet kanë ndodhur kryesisht në zonat rurale. OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq. Të gjithë hidrovoret janë në punë dhe furnizohen normalisht me energji. Institucionet e rëndësisë së veccantë, sicc janë spitalet furnizohen me energji në mënyrë të rregullt. Grupet e gatishmërisë së OSHEE-së janë duke riparuar segmentet e rrjetit të dëmtuara gjatë natës nga reshjet e shiut dhe stuhia e erës.
Ja situata e furnizimit me energji sipas OSHEE:
Raportohet për rrëzime të shtyllave, këputje të përcjellesave apo dëmtime të traversave.
Rajonet me mungesë energjie
Rajoni Tiranë: Qereke (pjesërisht), Tapizë, Pompat Tapizë,
Gjithashtu per arsye remonti në linjën e TM eshte stakuar fideri 7/Ibë qe mbulon zonen pjeserisht Ibe. Valias pjeserisht, Kamez pjeserisht, Preze, Pjeserisht, Peze Pjeserisht, Zall Bastar , Mullet.
Rajoni Durres : zonat Rashbull, Lagjet: SMT, Pallati Hark, Bakushe Visha, Tregtia, Hekurudha, Hasan ne Qytet Kruje; Rade, Kanapraraj, Ferme Sukth, Karpen, Manskuri, Sektor Rinia, Maminas
Rajoni Berat: Mertish, Hysgjokaj ne Lushnje.
Rajoni Shkoder: Pjeserisht qytet Shkoder, Zues, Berdice, Zagore, Kuc, rrenc pjeserisht, Shenkoll Tale, Iballe, Zejmen, Vau Dejes pjeserisht.
Rajoni Elbasan : Komuna Labinot
Rajoni Burrel: Autostrada, Fushe Gjorm Pjeserisht, Zhej Vogel Pjeserisht, Fshat Laç Pjeserisht; Gjorme; Komsi
Rajoni Korce: Komuna Liqenas
Rajoni Gjirokaster : Pjeserisht Lazarat, Buz/Tepelene
Rajoni Vlore: Amonice, Kocul, Kallarat, Radhime, Brataj, Babice Gorisht, Himare

