Moti i keq, vonohen tragetet në Portin e Vlorës
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 06:48
Moti i keq shkakton vonesa edhe në Portin e Vlorës. Një traget i linjës Brindisi-Vlorë nuk ka mbërritur në port rreth orës 07:00 të mëngjesit.
Forca e dallgëve në det të hapur shkon deri në 6 ballë, duke vështirësuar lundrimin.
Autoritetet portuale presin mbërritjen e tragetit rreth orës 12:00 nëse kushtet e motit nuk përkeqësohen.

