Moti i keq zhvendoset në veri, Panariti: Jemi mobilizuar, problematike Buna
Fronti i motit të keq do të zhvendoset në veri të vendit nga dita e premte dhe Ministri i Bujqësisë thotë se strukturat shtetërore kanë marrë të gjitha masat për tu kaluar me pasoja sa më të vogla.
I ftuar në intervistën e lajmeve 20:00 në RTV Ora News, Panariti tha se më problematik mbetet lumi Buna në cilin ka pasur shtim të nivelit të ujit.
Panariti: Pritet që nesër fronti të prekë veriun, situata ende nuk është e mbyllur. Duhet të mobilizohemi për të përballuar një situatë të re po aq sa ajo situatë që kaluam, ndoshta dhe më e rëndë, nuk dihet si do jetë intensiteti i reshjeve, në mënyrë që të mbajmë në gjendje funksionale hidrovoret, furnizimin me energji, nga ana tjetër të mbathim të gjitha argjinaturat dhe digat në mënyrë që të kemi mbajtjen me sa të jetë e mundur të këtyre lumenjve brenda shtratit, duke filluar nga Mati, Gjadri, Gjini, Bunën ku kemi këto ditë fryrje të saj dhe rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit. Duhet ndërhyrë në pikat kritike si Daragjati.Masat që janë marrë dhe sintonia e punëve ka bërë të mundur të shpëtohen jetë njerëzore. Pavarësisht nga ato tre viktimat që fatkeqësisht humbën jetën, dëmet mund të kishin qenë shumë më të mëdha qoftë në jetë njerëzore, qoftë në dëmtimin e pronave publike.
Pastrimi i kanaleve minimizoi dëmet
Panariti: Bordet e Kullimit arritën të ringrenë në një kohë të shkurtër dy argjinaturat e dëmtuara në lumin e Drojes që kishte përmbytur jo vetëm tokat përreth por deri rrugën nacionale një segment prej gati 1.5 km nga Fushë Kruja në drejt të Mamurrasit ishte pothuajse nën ujë. U ngritën argjinaturat dhe lumi u fut sërish në shtratin e tij. U ndërhy për ringritjen e argjinaturës në Tale të Lezhës, duke mbrojtur toka të konsiderueshme, por dhe banesa.Po punohet me eskavatorë në grykat e kanaleve për ti mbajtur të hapura.Eskavatorët do të qëndrojnë deri në fund të javës.
Zonat më problematike dje dhe sot
Pikë e nxehtë sot dhe dje ka qenë lugina e Vjosës, ku kemi pasur rritje të ndjeshme të nivelit të Vjosës si rezultat i shkarkimeve në rrjedhën e sipërme, reshjet intensive që kemi pasur në Greqi por dhe pjesën e sipërme trë Vjosës në momentin që ajo hyn në kufirin me Shqipërinë. Patëm një nivel të Vjosës që në zonën e Memaliajt një nivel 6.1 m dhe kjo do të thotë përmbytje e garantuar. Në rast se kjo nuk ndodhi është se gjatë verës punuam me shpejtësi dhe intensitet për pastrimin e kanalit kryesor Vjosë-Levan. U pastrua në një segment gati 8 km, u thellua, u mbath në dy anët e tij. Kanali drenoi në mënyrë të shpejtë një sasi të madhe ujërash të përrenjeve kodrinorë që në vend se të depërtonin në shtratin e lumit, u shpërndanë në mënyrë uniforme përmes kanalit. Kjo kontribuoi që lumi Vjosa të mos dalë nga shtrati, përndryshe ne do të kishim përmbytje edhe më të mëdha se në 2015. Do vazhdojmë akoma me punët publike, zgjerimin e rrjeteve të kanaleve kulluese.
Pse nuk parandalohen përmbytjet
Ne parandaluam. Dëmet mund të ishin jashtëzakonisht më të mëdha nëse nuk do kishim marrë masa.Kemi bërë maksimalen.Kur reshjet marrin përmasat e kastrofave kjo del jashtë kapaciteteve njerëzore dhe shtete me infrastruktura më solide dhe kapacitete shumë më të forta se ne nuk janë në gjendje ti përballojnë.
Bilanci i përmbytjeve
Një bilanc edhe mund të bëhet, pavarësisht se situata mund të mbyllet nesër dhe posnesër dhe pastaj do të hyjmë në një periudhë kohe të stabilizuar. Në toka bujqësore dëmi mund të konsiderohet relative, as nuk ka të krahasuar me situatën e dëmeve nga përmbytjet e vitit 2015. Kemi tërheqje të ujërave nga tokat bujqësore. Në rast se lirimi i ujit ndodh brenda 48 orëve nuk kemi dëmtim të kulturave të mbjella, mund ta rimarrin veten dhe kjo po ndodh. Sigurisht ka ende sipërfaqe me ujë, shpresojmë që koha të stabilizohet dhe me pompimin aktiv që ujit po i bëjnë hidrovoret nëpërmjet stacioneve të pompimit, mendojmë se do ta heqim ujin shoejt nga tokat bujqësore për ti rikthyer ato edhe njëherë në ciklin prodhues.
Akuzat e Bashës në Vorë
Basha si kreu i opozitës është në të drejtën e tij për të vizituar familjet e përmbytura, për të diskutuar me ta për dëmet eventuale, por të bësh politikë me ujin mendoj se nuk është rruga e duhur.Duhet të jemi në sinkron pozitë dhe opozitë në gjetjen e mënyrave më optimale për të përballuar këto situata të rënda, për të bërë të gjitha investimet e duhura në parandalimin e këtyre përmbytjeve.Ajo që ka ndodhur në kanalet kulluese nuk ka ndodhur prej dhjetëra vitesh.Nuk jam për të bërë akuza apo retorikë, apo për të personalizuar debatin, por faktet tregojnë se kemi hapur 1000 km kanale kulluese, kemi ndërhyrë në argjinaturat e Vjosës duke ndërhyrë në 10 pika. Duhet bërë çështë e mundur në bashkëpunim me pushtetin lokal për të zhvendosur nga brigjet e lumenjve, kolektorët, kanalet kryesore të banesave. Duhet të gjendet një zgjidhje alternative. Banesat duhen larguar. Pushteti lokal dhe qëndror duhet tu krijojë këtyre bizneseve mundësinë e kompensimit në zhvillimin e aktivitetit të tyre në vend të tjera. Në rast se vazhdohen të popullohen brigjet e lumenjve me ndërtime ilegale, që për fat të keq një pjesë e tyre ishin futur në proces legalizimi, atëherë ne kemi kompromentuar ndërhyrjen që bëjmë në infrastrukturën e kullimit. Ndërhyrja ka një kosto ekonomike dhe sociale, por më mirë të marrim bisturinë dhe të bëjmë një ndërhyrje rrënjësore, radikale nëse duam që këto fenomene të mos përsëriten.
Akuzat e Kryeministrit për inefiçencë të shërbimit veterinar
Çështja e tregjeve të kafshëve është një problem që mbetet ende i hapur, por nuk janë në varësi të shërbimit veterinar dhe as të Ministrsië së Bujqësisë, janë në varësi të Bashkive që janë përgjegjëse për identifikimin ku do ngrihen tregjet dhe plotësimin e të gjitha kushteteve të tyre. Shërbimi veterinar është përgjegjës vetëm për kontrollin e gjendjes shëndetësore të kafshëve përpara se të hyjnë në treg.Konsideroj prioritare ngritjen e tregjeve sipas parametrave dhe standarteve të kërkuara për kafshët. Nëse do ti lënë tregjet siç janë në pjesën dërmuese të tyre, mund të përmend disa raste që unë do ti konsideroja skandaloze si tregu i Milotit, Rrogozhinës,Krujës, nuk do kem asnjë hezitim për të dhënë urdhrin e mbylljes së tyre.
Amistia për fermerët
Nuk kam marrë përgjigje ende nga Ministria e Financave por kam pasur kontaktet e para me sekretarin e përgjithshëm, pres të takoj nesër Ministrin, Mendoj se nuk ka asnjë arsye që për grupe të veçanta fermerësh përfitues të një granti që nuk është kredi shtetërore, ka qenë para e falur, grant japonez, që për arsye komplekse tashmë është bllokuar dhe është e pamundur që të shlyhet nga fermerët, të lirohen dhe të lejohen të rifillojnë aktivitetin e tyre ekonomik.

