Moti për këtë të shtunë: kthjellime, por edhe vranësira dhe reshje të dobëta lokale

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, duke sjellë një kombinim të kthjellimeve dhe vranësirave gjatë ditës.

Parashikohet që moti të jetë kryesisht i kthjellët në orët e para, ndërsa në vijim do të ketë alternime vranësirash, të cilat herë pas here pritet të jenë deri mesatare. Këto vranësira do të jenë më të theksuara pas orëve të mesditës, kryesisht në zonat malore.

Në këto zona, veçanërisht në jug të vendit, priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të mesditës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe në lugina, era pritet të jetë më e fortë, duke arritur deri në 14 m/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përgjithësi, dita e shtunë do të karakterizohet nga mot i ndryshueshëm, por pa fenomene të theksuara atmosferike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?