Muhamet Rrumbullaku: Policia zbërthen 6 vrasje që tronditën vendin nga 2021-2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka dalë në një konferencë për mediat për të dhënë detaje lidhur me megaoperacionin e policisë,  ku u lëshuan 15 urdhër-arreste dhe u zbuluan 6 vrasje.

Rrumbullaku renditi disa nga krimet që tashmë janë zbardhuar, në periudhat e ndodhura në 2021-2023.

“Janë zbardhur 6 vrasje, 3 raste të vjedhjes me dhunë, kanosjes së punonjësit të policisë, si edhe zbardhja e dy vrasjeve të kryera në tentativë. Prokuroria e Elbasanit ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, janë ekzekutuar 12, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim. Artan Tafani, dyshohet se ka kryer disa ngjarje kriminale, vrasje nga viti 2021-2023. Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i dy vrasjeve në Athinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi ne komunikime të vazhdueshme me zyrën e Interpolit, kemi besim se mund ta arrijmë pavarësisht problematikave që kemi para mes dy vendeve. Jemi në bashkëbisedime për të zgjidhur problemin e çështjeve të ekstradimit me Greqinë, por edhe për raste të tjera për të gjithë shtetasit shqiptarë, tha Rrumbullaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?