Mundësia e studimit jashtë, Bushati takon maturantët në Vlorë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati gjatë qëndrimit në Vlorë, në kuadër të mbledhjes së zgjeruar të qeverisë, u ndal në një bashkëbisedim me maturantë të shkollës “Halim Xhelo”,

Perspektiva e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, mundësitë e studimit jashtë dhe rritja e standardeve brenda vendit ishin disa nga temat që u prekën gjatë këtij bashkëbisedimi.

Nga ana e nxënësve pati interes të gjithanshëm duke nisur nga çeshtjet diplomatike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare deri tek angazhimi personal për të gjithë ata që aspirojnë të bëhen pjesë e politikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Bushati u shpreh mjaft i kënaqur me çështjet që ngriten të rinjtë duke i inkurajuar ata të bëhen pjesë aktive e jetës shoqërore për të kontribuar pë​r vendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?