Mustafa Nano: Një selfie Trump-Rama (VIDEO)
Sot në emisionin Zululand në Tema TV ishte i ftuar Agron Gjekmarkaj. Nano me të bëri një bisedë të bazuar tek disa pasazhe që ai kish nxjerrë nga një shkrim i Gjekmarkaj, në të cilin ky i fundit hamendnësonte e analizonte efektet në Shqipëri të fitores së Donald Trumpit në SHBA.
Nano dhe i ftuari ranë dakord se ndërhyrja e kryeministrit Rama në fushatën presidenciale amerikane ishte një gjë absolutisht e gabuar, por ndërsa Gjekmarkaj ishte i mendimit se kjo do të ketë pasoja në karrierën e tij, Nano mbrojti mendimin e kundërt.
“Unë qysh tani po përfytyroj një selfie të Ramës me Trump-in në ndonjë summit të NATO-s”, tha Nano.
“Por kjo nuk ndryshon asgjë në faktin që ai, me çfarë ka thënë, ka bërë një gabim trashanik”, u përgjigj Gjekmarkaj.

