“Na jep 20 mijë euro ose …”, babë e bir bien në pranga në Krujë (Emrat)

Babë e bir janë vënë në prangat e Policisë së Krujës në operacionin e koduar ”Shtrëngimi”. Këta të dy i kishin kërkuar shuma të mëdha parash me anë të mesazheve në telefon, një personi.

Oficerët e Krimeve në Policinë e Krujës, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë kanë prangosur Agim Çangu 46 vjeç dhe Gentian Çangu 19 vjeç, të dy banues në Nikel, Krujë, babë e bir.

Këta dt persona nëpërmjet mesazheve telefonike, i kërkonin shuma të mëdha parash (20000 €) shtetasit H. L., 64 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë pas një punë të mirëfilltë hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e plotë ligjor për këtë ngjarje.  Në datën 02 nëntor 2017 nëpërmjet mesazheve telefonike i kanë kërkuar shuma atë mëdha parash shtetasit H. L., Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësisnë e provave materiale: 4 aparate celularë, 12 karta SIM të kompanive të ndryshme telefonike dhe një armë gjahu (teke), kalibri 12 mm dhe një gëzhojë arme gjahu, me kapsollë të goditur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas arrestimit, dosja i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale ‘shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive në bashkëpunim’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?