Naftë kontrabandë nga Maqedonia dhe e shisnin në Pogradec, 8 në pranga

8 persona nga Pogradeci kanë rënë në pranga e policisë për kontrabandim nafte nga shteti maqedonas, të cilën më pas e shisnin në Pogradec në mënyrë të paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Diezel” pas një hetimi disa mujor të nisur që prej muajit tetor të 2016.

Sipas policisë, “rezulton se këta persona në mjetet e tyre kanë modifikuar depozitat e naftës duke i shtuar depozitë tjetër për të marrë sasi nafte më të madhe në shtetin Maqedonas, e cila më pas shitej prej tyre, në tregun vendas në mënyrë joligjore”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e zhvilluara është bërë e mundur që në faza të ndryshme të hetimit të faktohet edhe vend depozitimi i sasisë së naftës së futur kontrabandë, në dy ambiente të ndodhura në fshatin Mëmëlisht dhe në fshatin Grabovicë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në cilësinë e provës materiale u janë sekuestruar 6 automjete që përdoreshin nga këta të fundit për të futur naftë kontrabandë, si dhe një sasi rreth 1500 litra naftë e ndodhur nëpër bidona plastikë e cila është futur kontrabandë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale: “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”; “Ruajtja dhe Depozitimi i mallrave Kontrabandë”.

Të arrestuarit

  1. Vasil Bardhi, 50 vjeç, banues në fshatin Grabovicë–Pogradec
  1. Rexhep Elmasllari, 60 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht-Pogradec
  1. Enrik Muçollari, 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë–Pogradec
  1. Alban Seitllari, 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas–Pogradec
  1. Mihal Qazollari, 54 vjeç, banues në Pogradec
  1. Eneris Elmasllari, 26 vjeç, banues në fshatin Nizhavec-Pogradec
  1. Krenar Hoxha, 32 vjeç, banues në Pogradec
  1. Marsel Ymer, 30 vjeç, banues në fshatin Goskovë e Poshtme-Korçë

/Oranews.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?