”Naimit iu gjetën biseda dhe foto me…”, flet babai i tij: U ftohën marrëdhëniet me Liridonën pas atij takimi

Enigmat e vrasjes së Liridona Ademajt janë ende në vendin e krimit. Shaban Murseli, babai i Naimit Murselit që akuzohet si porositës i vrasjes së gruas, Liridona Ademajt në 2023, ka deklaruar para grupit hetues se ka qenë në dijeni për një problem familjar të çiftit.

Në një dëshmi dhënë hetuesve të Policisë së Kosovës më 1 dhjetor të vitit të kaluar, babai i Naim Murselit ka thënë se djali i tij kishte shkëmbyer disa mesazhe me partneren e Kushtrim Kokallës, kushëririt të tij. Mesazhet në të cilat pretendohet se ka vetëm disa foto normale, u bënë çështje diskutimi në familjen Murseli.

“Unë përveç një problem që e ka pas Naimi me djalin e hallës se tij K. para një viti që ka pas disa masazhe të shkëmbyer përmes telefonit gjegjësisht me B, gruan e K. Sipas njohurive që unë i kam pas për këtë rast nuk ka pasur diçka me shume mes Naimit dhe B. përveç disa shkrimeve dhe fotove jo intime, foto normale”, ka thënë Shaban Murseli në dëshminë e dhënë në Polici më 1 dhjetor.

Shaban Murseli ka deklaruar po ashtu se Naimi dhe Liridona janë takuar me vëllain e Kushtrim Kokallës e bashkëshorten e tij dhe e kanë mbyllur këtë çështje, por nga ky rast, janë ftohur marrëdhëniet mes kushërinjve. Edhe Murseli në dëshminë e tij ka përmendur rastin e problemit familjar të shkëmbimit të mesazheve me partnerin e Kushtrim Kokallës.

SHKARKO APP