Nami në Kaliforni nga zjarret, 150 të zhdukur

Zjarret e mëdha që e kanë kapluar Kaliforninë veriore kanë shkaktuar dhjetëra viktima, si dhe dëme e kaos të madh. Më shumë se 150 persona janë zhdukur, ndërsa të paktën 15 të tjerë janë konfirmuar të vdekur në konte të ndryshme të Kalifornisë.

Raportohet për më shumë se 1.500 shtëpi të shkatërruar nga zjarret që shpërthyen të dielën. Nëntë nga vdekjen kanë ndodhur vetëm në kontin Sonoma.

Njëri prej qyteteve më të prekura nga zjarret është Santa rosa, në veri të San Francisco, ku distrikte të tera janë bërë rrafsh me tokë. Zyra e Sherifit në kontin Sonoma ka thënë se 155 persona janë zhdukur, edhe pse kjo mund të ketë ndodhur për shkak të ritmit kaotik të evakuimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?