Nard Ndoka: Polici grek më pyeti me kë je, me Ramën apo Berishën?
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, tha sot se marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Greqi janë të tensionuara.
I ftuar në “Report Tv”, ai tregoi një histori personale kur gjatë kalimit në kufi, polici e pyeti nëse ishte me Ramën apo me Berishën. Ndoka u shpreh se nëse do i thoshte se ishte me Ramën, policia do ta mbante më shumë në kufi.
“Polici më pyeti në kufi nëse jam me Ramën apo Bashën. Nëse do i thoja me Ramën do më mbante më shumë në kufi. Tensionet mes dy vendeve janë të acaruara. Kur kemi probleme ne, imagjinoni qytetarët”, tha Ndoka

